shqipforum.forumotion.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 FLAMURTARI VLORE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 41
Join date : 03/04/2009
Age : 40
Location : ITALY

FLAMURTARI VLORE Empty
MesazhTitulli: FLAMURTARI VLORE   FLAMURTARI VLORE Icon_minitimeSun May 10, 2009 1:06 pm

FLAMURTARI - TIRANA 2 - 1

FORMACIONET
FLAMURTARI: Moçka, Paniç, O.Beqiri, Veliu, Begaj, Kuqi, Alvizh (Brajkoviç 72’), Zeqiri, Çaushaj, Strati (Shehaj 54’), Mema.
Trajner: E.Memushi
TIRANA: Nallbani, Dabulla, Osmani (Muzaka 46’), Pezo, Abraham, Agolli, Muka, Devolli, Patushi (Sefa 79’), Xhafaj, Memelli.
Trajner: A.Kola
KARTONË TË VERDHË: O.Beqiri, Alvizh
GJYQTARET
B.Pashaj, E.Doda, D.Rexha (Tiranë)
Fotografitë e Bashkëngjitura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shqipforum.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 41
Join date : 03/04/2009
Age : 40
Location : ITALY

FLAMURTARI VLORE Empty
MesazhTitulli: Re: FLAMURTARI VLORE   FLAMURTARI VLORE Icon_minitimeSun May 10, 2009 1:06 pm

Kuqezinjte, ne qiellin e shtate
07/05/2009 08:55

Fitorja e jashtezakonshme ne Kupen e Shqiperise perballe Tiranes ka ngritur peshe entuziazmin ne kampin vlonjat. Pasi
thyen tabune me bardheblute, me te cilet kishin humbur tri finalet e meparshme, tashme te gjithe kerkojne ta rikthejne klubin drejt lavdise.

Duke filluar qe prej kreut te klubit, Shpetim Gjika, objektivi eshte te perseriten sukseset e viteve ‘80. “Fitorja e Kupes eshte nje sukses i merituar dhe nje shperblim i punes se ketyre djemve. Kemi mberritur deri ketu me shume djerse dhe sakrifice”, deklaroi per “SuperSport” kryetari i Bashkise Vlore, qe njekohesisht mban edhe postin e presidentit. “Kjo skuader e meriton te gjithe mbeshtetjen tone. Synojme qe te vazhdojme edhe kater-pese vjet me kete grup lojtaresh, per ta rikthyer Flamurtarin te sukseset. E kemi te qarte qe do te jete e veshtire, ashtu sikurse ishte edhe ndeshja me Tiranen, por nuk mund te themi se eshte e pamundur”.

Eqerem Memushi, qe pas triumfi t ne Kupe si lojtar,tashme e fiton trofeun edhe si trajner, shtoi: “Padiskutim qe
ishte nje fi tore e merituar. eshte nje vleresim i madh per punen qe eshte bere, tha drejtuesi i stolit. Kjo fitore ka shije te veçante, pasi mposhtem Tiranen, qe deri me tani e kishte mposhtur Flamurtarin tri here ne finale. Pas ketij rezultati,do te synojme te vazhdoje ate rruge qe kemi bere edhe ne te te kaluaren. Pra, te punojme qe kjomos te jete kupa e vetme, por te shoqerohet edhe nga te tjera. Sa per ‘bileten’ evropiane, mendoj se do te japim me te miren”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shqipforum.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 41
Join date : 03/04/2009
Age : 40
Location : ITALY

FLAMURTARI VLORE Empty
MesazhTitulli: Re: FLAMURTARI VLORE   FLAMURTARI VLORE Icon_minitimeSun May 10, 2009 1:08 pm

Flamutari eshte fituesi i edicionit te 57-te te Kupes se Shqiperise ne futboll pasi ka mundur ne nje finale dramatike Tiranen e Agustin Koles me rezultatin 2-1.Goli i vlonjateve ne minuten e fundit te shteses u ka dhuruar trofeun kuqezinjve. Ndeshja nisi me nje ritem jo te kenaqshem nga te dyja skuadrat. Ishte Dabulla per Tiranen qe shenoi golin e pare ne minuten e 42-te pas nje krosimi nga e djathta.
Edhe pjesa e dyte ka folur per bardheblute, por pas nje rremuje ne zone Mema ka arritur te barazoje rezultatin. Minutat ne vazhdim Tirana ka kembengulur per te shenuar golin e dyte por bardheblute jane shokuar nga nje gol ne sekondat e fundit te takimit nga Zeqiri.
Perballja e katert ne finalen e kupes me dy skuadrave u zhvillua ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Me kete trofe, Flamurtari e shenon per here te trete emrin ne listen e fituesve te Kupes se Shqiperise.


“Kupa e Shqipërisë”, Flamurtari mund Tiranën, shkon në UEFA

Flamurtari ka mundur Tiranën duke çuar në Vlorë, Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në Durrës, përfundoi me rezultatin 2-1, duke i dhënë Flamurtarit trofeun e tretë në historinë e tij. Kupa i është dorëzuar ekipit fitues nga Presidenti, Bamir Topi, ndërkohë që kjo fitore e çon Flamurtarin në Kupën UEFA, sezonin e ardhshëm. Skuadra vlonjate bëhet në këtë mënyrë fituesja e trofeut të parë për këtë sezon në futbollin shqiptar.

DURRES- Flamurtari fiton edicionin e 57-të të Kupës së Shqipërisë, duke mundur 2-1 Tiranën në finalen e zhvilluar në Durrës. Skuadra vlonjate bëhet në këtë mënyrë fituesja e trofeut të parë për këtë sezon në futbollin shqiptar, ndërsa Kupa është e treta në historinë e saj. Flamurtari ka bërë një përmbysje thuajse të pabesueshme të ndeshjes. Tirana e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të realizuar nga Rezart Dabulla në minutën e 42-të. Por, 20 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Devis Mema ai që barazoi shifrat, pas një gabimi të mbrojtjes bardheblu. Në minutën e dytë shtesë, skuadra vlonjate ka arritur të realizojë edhe golin e fitores, me autor Zeqirin.
Në fund, Kupa i është dorëzuar ekipit fitues nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Përveç trofeut, kjo fitore e çon Flamurtarin në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shqipforum.albanianforum.net
Sponsored content





FLAMURTARI VLORE Empty
MesazhTitulli: Re: FLAMURTARI VLORE   FLAMURTARI VLORE Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FLAMURTARI VLORE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
shqipforum.forumotion.net :: FUTBOLLI-
Kërce tek: